English

Durrës: Mot I Kthjellët, Motopeshkatoret Në Gjueti

DURRES, 10 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Situata metereologjike në rajonin e Durrësit do të jetë e mirë edhe gjatë fundjavës dhe me gjithë erën e lehtë nga veriperëndimi, kushtet detare favorizojnë lundrimin e anijeve dhe motopeshkatoreve-bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Tragetet e linjës Bari-Durrës po ankorohen njëri pas tjetrit me gjithë numrin e madh të udhëtarëve, që çdo ditë vijnë nga Italia. Gjatë ditës pritet të mbërrijnë 5-6 tragete dhe katamaranë me udhëtarë dhe kamjonë që do të lehtësojnë rikthimin për pushime të mijra bashkëatdhetarëve që punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës perëndimore,shtuan burimet. Moti i kthjellët me erë të lehtë nga veriperëndimi do të shoqërojë situatën sinoptike në këtë rajon, ndërsa temperaturat e ajrit në mesditë do të mbërrijnë kuotat rreth 30 gradë Celsius. Mesnatën e kaluar në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij, veçanërisht në katet e larta të pallateve u ndje një lëkundje e shkurtër tërmeti, për pasojat e të cilit nga prefektura e qarkut nuk ka njoftim për lëndime njerëzish apo dëmtime banesash. Në lundrim janë në gjueti mbi 40 motopeshkatore në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë./n.m/
KOMENTE