Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Masa Shtesë Për Pastrimin Dhe Dezinfektimin Ne Qytet
English

Fier: Masa Shtesë Për Pastrimin Dhe Dezinfektimin Ne Qytet

FIER, 10 Korrik/ATSH -Rr.Isufaj / - Një program i posacëm për të garantuar standarte higjienike në mjediset problematike dhe ujësjellës është hartuar nga Departamenti i Mjedisit në Bashkinë e Fierit si masa për ruajtjen e standarteve higjienike dhe parandalimin e virozave te ndryshme gjate stines se veres, në bashkepunim edhe me institucione të tjera. "Ky program përfshin pastrimin e ambjenteve publike dhe dezinfektimin e vatrave të ndryshme, që mund të shndërrohen ne burim infeksioni", tha per ATSH-ne përgjegjësi i këtij departamenti, Alban Burda. Sipas tij, "është rritur shkalla e kontrollit në vendet e depozitimit te mbeturinave dhe pikat e shpërndarjes së ujit të pijshëm, duke bërë klorifikimin e rregullt të tij". Gjithashtu një program pune përfshin dezinfektimin e tregjeve, urave të lumit Gjanicë, vendstrehimeve (që sipas VKM kanë kaluar nën administrim të ndërmarrjeve publike të pastrimit), konteinereve etj. Burda tha se procesi i dezifektimit ka filluar në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit, disa objekte të veçanta si, qëndrat spitalore, çerdhet etj. /a.ke/
KOMENTE