English

Hannes Svoboda: Të tejlakohet patjetër kriza, zgjedhjet vendore po trokasin

Strasburg, 10 Korrik, NOA – “Kriza e brendshme në vend duhet të tejkalohet dhe qeveria e opozita duhet të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje prej saj, sidomos nëse kemi parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore. Pra, të paktën një herë të kemi zgjedhje që të mund të quhen nga të gjitha palët, të lira, të ndershme dhe transparente”.

Ky është një nga mesazhet që Hannes Svoboda, nënkryetar i grupit socialist e Demokrat në Parlamentin Evropian, lëshon për politikën shqiptare në emër të këtij institucioni të lartë.

Por sipas tij, një tjetër mesazh kryesor i Parlamentit Evropian është edhe ai për vazhdimin e reformave të ndryshme në vend, luftën kundër korrupsionit, më shumë transparencë, si edhe legjislacion që lidhet me liberalizimin e vizave.

“Unë nuk mendoj se kriza ka përfunduar. Natyrisht që hapi që ka ndërmarrë Partia Socialiste duke shkuar në parlament për të punuar brenda tij, është një hap i rëndësishëm, por siç thotë një fjalë, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Unë mendoj se edhe qeveria duhet të bëjë disa hapa përpara, por ajo çka na intereson ne nuk është që të akuzojmë njërën ose tjetrën palë”, tha ai më tej.

Duke përfunduar se ai dhe kolegët e tij nuk po akuzojnë qeverinë, por po punon me kolegët e tij social-demokratë që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë një rrugëdalje nga kriza, që të ulen së bashku dhe që të krijojnë këtë komision për të cilin ranë dakord, ku opozita socialiste do të ketë shumicën dhe kryetarin.

“Pastaj të punojnë për një legjislacion të ri i cili të bazohet tek analiza e legjislacionit të kaluar, çfarë mund dhe çfarë duhet bërë më mirë herën tjetër, në mënyrë që të ketë transparencë të plotë”, tha në fund Svoboda.

n.e/NOA

KOMENTE