Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Istúriz Berishës: Rezoluta e PE, mbështetje për qeverinë tuaj
English

Istúriz Berishës: Rezoluta e PE, mbështetje për qeverinë tuaj

Dubrovnik, 10 Korrik, NOA – Miratimi i rezolutës nga Parlamenti Evropian ishte një shenjë e qartë mbështetje për përpjekjet që Shqipëria ka bërë në procesin e integrimit evropian dhe mbështetjen që PPE i jep qeverisë së drejtuar nga kryeministri Berisha.

Një fakt të tillë, atij ia ka komunikuar eurodeputetin dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane, Antonio López-Istúriz, gjatë një takimi në kuadrin e Samitit të Dubrovnikut.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Partitë Popullore Evropiane.

Kryeministri Berisha falënderoi PPE-në, grupin e saj parlamentar dhe drejtuesit e tyre Martens dhe Daul për rolin, kontributin dhe mbështetjen e pandërprerë në favor të qeverisë së drejtuar prej tij, sidomos në lidhje me proceset e integrimit dhe liberalizimit të vizave.

Ndër të tjera, ai e informoi eurodeputetin Lopez-Isturiz mbi progresin ekonomik të vendit pavarësisht krizës ekonomike dhe vështirësive ekonomike që ajo ka sjellë, proceset e reformave në vend, procesin e suksesshëm zgjedhor të 28 qershorit, i cili arriti shumicë e standardeve ndërkombëtare dhe situatën e krijuar nga Partia Socialiste pas humbjes në zgjedhje.

Gjithashtu, kryeministri Berisha u ndal në ofertat që mazhoranca ka bërë me qëllim arritjen e kompromisit politik, por që kanë ndeshur në refuzim të paarsyeshëm nga opozita.

n.e/NOA

KOMENTE