English

Korce: Aksidentohet Me Vdekje Nje 42-Vjecar

KORCE, 10 Korrik/ATSH-B. Fejzulla/. - Eshtë aksidentuar me vdekje, në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, një 42-vjeçar, në aksin rrugor Korçë- Ersekë. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë të Korçës, Eftiola Kacorri, bëri të ditur se "2 km në afërsi të Korçës, në vendin e quajtur karburanti "Mihallari", në aksin rrugor Korçë-Ersekë, është gjetur nga kalimtarët i aksidentuar, shtetasi, Adriatik Çallo, 42-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Barç të rrethit të Korçës". Ky person, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë nga fshati Boboshticë për në fshatin e tij dhe në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, është goditur nga një automjet, i cili nuk ka qendruar, por është larguar nga vendi i ngjarjes. I aksidentuari është dërguar në spitalin e Korçës dhe më pas është nisur me urgjencë për në Qendran Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë, por gjatë rrugës, ai ka humbur jetën. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit që shkaktoi aksidentin. /a.ke/
KOMENTE