English

Kosove - Kfor: Gjeneral Brigadier Wilton Scott Gorske, Shefi I Ri I Shtabit

PRISHTINË, 10 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, dorëzoi dje detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës së Kosovës nga Gjeneral Brigadier David L. Harris tek Gjeneral Brigadier Wilton Scott Gorske. Zyra për marrëdhënie me media e KFOR-it, pëmes një komunikate, bëri të ditur sot se Gjeneral Brigadier David L. Harris e mori detyrën si Shef i Shtabit për Forcën e Kosovës më 31 Korrik 2009. Në këtë detyrë ai shërbeu në Shtabin me tre yje duke ofruar komandë, kontrolle dhe mbështetje për forcën e udhëhequr nga NATO e të përbërë nga mbi 14 000 anëtarë nga 30 kombe kontribuese me trupa. Në këtë drejtim, ai definitivisht kontribuoi në suksesin e misionit të NATO-s në Kosovë. Pasardhësi i tij, Gjeneral Brigadier Wilton Scott Gorske, u gradua oficer më 1983 nëpërmjet Programit Trajnues të Oficerëve Rezervë në Universitetin e Teksasit. Para gradimit, ai shërbeu si anëtar i Detashmentit 1136 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Teksasit. Para se t'i bashkangjitej KFOR-it, BG Gorske ishte Shef i Divizionit për Strategji dhe Politikë, Drejtoria për Strategji dhe Politikë në Komandën e Forcave të Përbashkëta të Shteteve të Bashkuara, Norkfolk, Virgjinia. /a.ke/
KOMENTE