Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krokodili Harry, Spanjë – Holandë: 1 - 0
English

Krokodili Harry, Spanjë – Holandë: 1 - 0

Australi, 10 Korrik, NOA- Pas Oktapodit Paul, vjen vendimi i krokodilit Harry, i cili peshon 700 kilogramë dhe jeton në një park në Darvin (Australi).

Duket se dhe ai mbështet Oktapodin Paul në parashikim e skuadrës fituese të Kampionatit Botëror të Futbollit “Afrikë e jugut 2010”: Spanja do të fitojë kundër Holandës.

Krokodilit i janë dashur më pak minuta për të vendosur dhe ka nxjerrë nga uji për të ngrënë pulën me flamurin spanjoll dhe jo atë me flamurin holandez.

Mick Burns, pronar i i Crocosaurus Kovi, shpjegon se i erdhi kjo ide pasi ka parë Oktapodin Paul në Gjermani.

Oktapodi Paul, tani i famshëm ka parashikuar të gjitha rezultatet e Gjermanisë.

Mbete për t'u parë nëse do të fitojë dhe sfidën e kësaj mbrëmje ku ai ka parashikuar se në vend të tretë do të jetë Gjermania, ndërsa nesër do të fitojë Spanja.

“Por krokodili Harri ka përdorur një stil të ndryshëm dhe sipas mënyrës që ai mori pulën dhe për sa kohë do të thotë që do të jetë një betejë e forte dhe do të mbyllet me rezultatin 1-0 për Spanjen", ka thënë Burns.

a.e/NOA

KOMENTE