Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Autostrada Rrit Zhvillimin E Biznesit Privat
English

Kukes: Autostrada Rrit Zhvillimin E Biznesit Privat

KUKES, 10 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Ndërtimi i autostradës dhe rritja e bashkëpunimit me biznesin kosovar ka nisur të ndikojë pozitivisht në tendencën e zhvillimit ekonomik, duke sjellë ulje të numrit të të papunëve dhe zhvillim të biznesit privat në qarkun e Kukesit. Drejtori i zyrës rajonale të tatim-taksave në qarkun e Kukësit, Mirdash Hoxha, tha per ATSH-ne se, "në këtë drejtim vendin kryesor e zë biznesi i vogël, i përqëndruar kryesisht në bar-bufe, lokale shërbimi dhe kioska të vogla, qe përbëjnë mbi 80% të numrit të biznesit privat, që konsiderohet si biznes familjar". Aktualisht në shkallë qarku shlyejnë detyrimet fiskale 1074 subjekte private, prej të cilave 775 subjekte të biznesit të vogël, 184 të biznesit të madh dhe 118 subjekte shtetërore. Pozitive mbetet tendenca e re, ku numri i të punësuarve në sektorin privat ka arritur në mbi 3500, ose 20 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Këtë vit është punuar edhe në uljen e evazionit fiskal. "Nga rreth 788 subjekte private që shlyenin detyrimet fiskale vjet, rritja e numrit të tyre këtë vit flet për ndryshim të punës nga strukturat tatimore, me synimin për ta eliminuar krejtësisht fenomenin, edhe pse ende është problem biznesi privat në zonat rurale", thotë Hoxha. Rritja e numrit të bizneseve private ka bërë që të realizohen 100 % të ardhurat në buxhetin e shtetit në periudhën 6 mujore, TVSH-ja është realizuar 107 për qind, tatim- fitimi në masën 146 për qind etj. Pa u realizuar kanë mbetur zera si sigurimet shoqërore me 97 për qind, taksa e banesave, që është në nivel mjaft të ulët etj. Në zonat rurale problem mbetet fakti se një pjesë e bisnesit privat, edhe pse ushtron veprimtarinë në këtë zonë, rezulton i regjistruar në Tiranë, për pasojë, nuk shlyen asnjë detyrim fiskal pranë pushtetit vendor. Kjo më e dukshme është me firmat e shfrtyëzimit të mineraleve nëntokësore, që në jo pak raste sjell tensione sociale me banorët, apo me të punësuarit e tyre. /a.ke/
KOMENTE