Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Shtrirja E Sistemit Shendetesor Ne Fshatra, E Pamjaftueshme
English

Kukes: Shtrirja E Sistemit Shendetesor Ne Fshatra, E Pamjaftueshme

KUKES, 10 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Shtrirja e sistemit shëndetësor në gjitha fshatrat e qarkut te Kukesit që ka ndikuar në përmirësimin e shërbimit për banorët edhe në zonat më të thella, mbetet ende e pamjaftueshme përballë numrit të vogël të personelit mjekësor. Nuk është e mjaftueshme, ndonëse kalimi me vetëfinancim i qendrave shëndetësore ka ndikuar në përmirësimin e shërbimit shëndetësor në zonat rurale të qarkut, pasi tashmë nevojitet rritja cilësore, thotë ATSH-ne drejtori rajonal i ISKSH-së, Qemal Elezi. Sipas tij, në cdo komunë funksionojnë qendrat shëndetësore dhe në cdo fshat edhe ambulancë, por në cdo komunë në këtë shërbim ka mesatarisht 1 deri në 2 mjekë. "Rritja e cilësisë së shërbimit ka edhe parametra të tjerë si shpejtësia, furnizimi me medikamente i zonave më rurale, ndihma e shpejtë, etj", thotë Elezi. Aktualisht, në shkallë qarku punojnë në sektorin e mjekut të familjes 45 mjekë, prej të cilëve 14 në 3 qytetet e qarkut dhe 31 në zonat rurale, ose mesatarisht një mjek për 2600 banorë në një qark me 24 komuna. Megjithatë, Elezi vlerëson kalimin me vetefinancim të qendrave shëndetësore. "Kjo ka rritur përgjegjshmërinë në punë të personelit mjekësor në fshat, mundësinë e ndjekjes së sëmundshmërisë dhe përcaktimin e prioriteteve të punës së punonjësve të shëndetësisë sipas zonave, duke mundësuar kontrollin rigoroz të shpenzimeve për barnat mjekësore më të domosdoshme në zone dhe eleminuar rastet korruptive". /a.ke/
KOMENTE