English

Lsi: Lidershipi I Ps-Së Të Kontribuojë Për Shqipërinë Europiane

TIRANE, 10 Korrik/ ATSH, A.Gegvataj/ - LSI shpreh keqardhje se qëndrimi refraktar i lidershipit të PS-së ndaj rezolutës së Parlamentit Europian është në dëm të interesave të vendit dhe integrimit europian të Shqipërisë. Në një konferëncë për shtyp, Sekretari për mardhëniet me publikun në LSI, Ardit Çela deklaroi sot se "rezoluta e PE-së është udhërrëfyesi më i mirë, që duhet të ndjekë klasa politika për të mbërritur në standardet të cilat bëjnë të mundur marrjen e statusit të vëndit kandidat të Shqipërisë për në BE". Ai i bëri thirrje dhe ftesë PS-së, që "ta lërë inatin mënjanë, të reflektojë në qëndrimin e vet duke hequr dorë nga qëndrimet emocionale dhe irracionale e të bëhet pjesë e kontributit për Shqipërinë Europiane". Sekretari për mardhëniet me publikun në LSI, Ardit Çela nënvizoi se "Shqipëria nuk do të humb sfidat e saj të integrimit dhe shqiptarët nuk do të humbasin shansin për të qënë pjesë e Europës së Bashkuar, vetëm e vetëm se Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet". Në rezolutën e miratuar dy ditë më parë për Shqipërinë nga Parlamenti Europian nënvizohet se "tashmë është koha që të gjendet një zgjidhje dhe është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe opozitës që të gjejnë një zgjidhje në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës Shqiptare, që është e nevojshme për rrugën e vëndit drejt BE-së"./n.m/
KOMENTE