Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Media - Izraeli I Kërkon Okb-Së Të Ndërhyjë Ndaj Kargos Libiane Drejt Gazës
English

Media - Izraeli I Kërkon Okb-Së Të Ndërhyjë Ndaj Kargos Libiane Drejt Gazës

JERUSALEM, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Izraeli i kërkoi OKB-së të ndërhyjë për të ndaluar një alternativë për dërgim e një kargoje me ndihma libiane që po përpiqet të shkelë bllokadën izraelite në Rripin e Gazës që pritet të niset nga Greqia, njoftuan sot mediat. Ambasadorja e Izraelit në OKB, Gabriela Shalev, i dërgoi një telegram sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, ku kërkonte ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e anijes që të mos afrohet në territoret palestineze, sipas faqes së internetit të së përditshmes izraelite ''Haaretz''. "Izraeli i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të përdorë influencën e saj mbi qeverinë e Libisë, që të tregohet e përgjegjshme dhe të ndalojë anijen të niset drejt Rripit të Gazës", shkruante ajo, sipas Haaretz. Dje, një organizatë bamirëse e drejtuar nga Seif Al-Islam Kadhafi, djali i liderit libian Mouammar Kadhafi, deklaroi se do të nisë sot nga Greqia një anije me ndihma humanitare drejt Gazës./ /i.p/
KOMENTE