English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 10 Korrik /ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e shtun[, 10 Korrik 2010 Gazeta "Koha Jonë" BAZA E PS : EDI RAMA PO KRIJON OBORRIN E TIJ Eliminimi nga gara për krerët e Partisë Socialiste të më shumë se gjysmës së kandidaturave të propozuara nga baza, ngre kundër Ramës socialistët e thjeshtë. Pohimi : Nxjerrja jashtë loje, pa asnjë motiv. Tituj të tjerë; Kreu i ALUIZNIT, gati 5 mijë leje legalizimi INSTAT : Ekonomia u rrit 2 % Shuhet shkrimtari Zyhdi Morava Gazeta "Integrimi" VOTA PRO ÇOMOS. LSI VOTOI PËR PROFESIONALIZMIN LSI argumenton votën pro në Kuvend për kandidaturën e Sokol Çomos për në Gjykatën e Lartë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama : LSI ka kredo promovimin e specialistëve të zotë në të gjitha fushat. Nënkryetari Vasili : Edi Rama duhet t'u kërkojë falje profesionistëve të Drejtësisë. Tituj të tjerë Kualicioni në dobi të integrimit, alternativa më e mirë për Shqipërinë Meta : Rajoni ynë ka bërë progres të dukshëm në aspiratat e integrimit në BE dhe NATO Meta : kualicioni çoi përpara liberalizimin e vizave dhe garantoi stabilitetin makroekonomik Gazeta " Shqip" FMN : SHQIPËRIA PRANË "FATIT" GREK Ministri Bode : Nuk do të ketë më investime të reja për vitin 2010 Nëse Shqipëria do të vazhdojë të ketë nivel të lartë borxhi dhe parametrat aktualë ekonomikë, atëhere rrezikon të kthehet si Greqia e zhytur në krizë. Deklarata vjen në tiranë nga shefi i misionit të FMN, Gerëin Bell, prezent në Tiranë prej tre ditësh për rishikimin e buxhetit 2010. Tituj të tjerë Rezoluta e Europës dhe përralla e Kadiut Si gjuetar derrash të egër Marrin peng tregëtarin, gjejnë vdekjen në humnerë Gazeta "Shqiptare" ANTIDROGA : VRASJA MAFIOZE, KONOMI ISHTE NË SURVEJIM Vdekja e Konomit lajmërohet me mbiemrin e bashkëshortes. Hetimet për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në sheshin "Avni Rustemi" në Tiranë, kur persona të paidentifikuar qëlluan mbi 46 vjecarin Franc Konomi, kanë nxjerrë në dirtë fakte që e çojnë policinë drejt dyshimit se vrasja erdhi për prishjen e pazareve në trafikun e drogës. Tituj të tjerë Topi : për dekretet e mia vendos Parlamenti Tuneli i Kalimashit, pengmarrja ,vdesin dy vetë Baza e PS, e ndarë për kandidatët e PS Gazeta "Rilindja Demokratike" GARË LUKSI NË PS, SHKRELI, SFIDË SESERIT, 25 MIJË EURO BIZHUTERI Deputetja Seseri deklaroi 16 mijë dollaarë bizhuteri, Ledi Shkreli ia ka kaluar asaj, pasi ajo disponon 25 mijë euro bizhuteri. Deklarata e plotë e Shkrelit dhe deputetit Gaçi, ortakë në tre biznese. Tituj të tjerë; Buxheti reduktohet me 27.2% , nuk preken pagat, pensionet dhe as investimet e mëdha Katër ujërat që qytetarët dnuk duhet t'i blejnë në treg Raporti i BB: Pse investitorët e huaj po zgjedhin Shqipërinë./m.sh/
KOMENTE