English

Percaktohet Koha E Sezonit Te Gjuetisë, 1 Tetor- 15 Shkurt

TIRANË, 10 Korrik/ATSH-Eriola Cuko/ - Sezoni i gjuetisë në të gjithë territorin e vendit do të hapet më 1 tetor dhe do të mbyllet më 15 shkurt, ka përcaktuar Këshilli i Ministrave në një Vendim të posaçëm. Sipas vendimit, vetëm për llojet shkurtë (Coturnix coturnix) dhe turtull (Streptopelia turtur) sezoni hapet më 15 gusht, ndërsa për llojin rosë marsatore (Anas querquedula), ai mbyllet më 15 mars. Vendimi përcakton si objekt gjuetie 17 lloje të faunës së egër, ndër to, lepuri i egër, dhelpra, grilla, rosa e zezë, thëllëza e malit, etj. /a.ke/
KOMENTE