Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poloni - Komorowski Hedh Poshtë Teorinë E Komplotit Mbi Aksidentin Në Smolensk
English

Poloni - Komorowski Hedh Poshtë Teorinë E Komplotit Mbi Aksidentin Në Smolensk

VARSHAVË, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i zgjedhur polak, Bronislaw Komorowski hodhi poshtë teorinë e komplotit përsa i përket shpjegimeve që kanë të bëjnë me aksidentin e avionit që i kushtoi jetën presidentit, Lech Kaczynski në Smolensk, në Rusi, në një intervistë për gazetën ''Gazeta Wyborcza''. "Krijimi i një situate, që të bën të mendosh se dikush ka kryer akte të qëllimshme për të shkaktuar katastrofë është diçka irracionale'', deklaroi Komorowski. "Ne dëshirojmë të gjithë të dimë të vërtetën sa më shpejt të jetë e mundur, por praktika tregon se për këtë duhen muaj dhe madje dhe vite'', shtoi ai. Teoria e një komploti që mund të kishte pasur për qëllim eliminimin e presidentit konservator, mandati i të cilit ishte drejt fundit, pak para zgjedhjeve presidenciale, është shumë i përhapur në faqet e internetit të së djathtës si dhe zgjedhësve të Partisë konservatore Drejtësi dhe Ligj (PiS)./ /ec/ a.jor.
KOMENTE