Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma Ne Drejtesi/ Ngritja E Sherbimit Përmbarimor Privat, Hap Cilësor
English

Reforma Ne Drejtesi/ Ngritja E Sherbimit Përmbarimor Privat, Hap Cilësor

- Flet për ATSH-në ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani - TIRANË, 10 Korrik/ATSH- Andi Myrte/.- Shërbimi Përmbarimor Privat do të nisë shumë shpejt punën e tij në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. I ngritur me nismën e ministrisë së Drejtësisë, si pjesë e reformës në drejtësi, ky shërbim do të funksionojë paralelisht me atë Përmbarimor Publik, si një mundësi më e madhe për ekzekutimet në kohë të shpejtë të vendimeve gjyqësore. Në një prononcim per ATSH-në, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, tha se, "futja në funksionim e këtij shërbimi të ri do të jetë një hap cilësor dhe një mundësi më e madhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore". Sipas tij, "Ministria e Drejtësisë është në fazën e kualifikimit të personave, që kanë aplikuar për të ushtruar funksionin e përmbaruesit privat. Liçensat për ta do të jepen nga një komision i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtesise, Shkollës së Magjistraturës dhe Shërbimit Përmbarimor Publik". Me ngritjen e trupës së Përmbaruesve Private do të përcaktohen dhe tabelat e tarifave të Shërbimit. Duke shprehur besimin se shërbimi i ri do ta përmirësojë më tej standartin e ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore në Shqipëri, kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Nishani premtoi angazhim për shtrirjen e tij në të gjithë Republikën. Por reforma në këtë fushë nuk ndalet këtu, pasi ministria e Drejtësisë është angazhuar në hartimin e një regjistri elektronik me informacionin e saktë për vendimet gjyqësore. "Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën e Përmbarimit Publik, ka nisur punën për hartimin e një regjistri elektronik me vendimet gjyqësore", tha ministri Nishani, ndërsa vuri në dukje se, një nismë e tillë do të rrisë transparencën e procesit mbi ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. - Shërbimi Përmbarimor Privat- I miratuar pak kohë më parë nga Qeveria dhe Kuvendi, Shërbimi Përmbarimor Privat do të ketë të njëjta atribute si ai shtetërori, një model që gjendet në disa nga shtetet e Bashkimit Evropian. Ky shërbim nuk do të jetë në varësi të ndonjë institucioni shtetëror, por do të funksionojë me vetëorganizim, ashtu siç është organizuar sot Dhoma Kombetare e Avokatise apo e Noterisë. Edhe përmbaruesit privatë do të kenë Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve dhe ato lokale. I konsideruar si një aletrnativë më shumë për qytetarët e më gjerë, Shërbimi Përmbarimor Privat mendohet se do të përmirësojë më tej punën në shërbimin përmbarimor. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht niveli i numrit te ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, llogaritet në masën e 70%. Me funksionimin e shërbimit privat mendohet që rezultatet të jenë më të mira. Jo rrallë herë në ministrinë e Drejtësisë, por dhe institucione të tjera shteterore ka patur ankesa nga qytetarët për ecurinë e ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, përgjithësisht për çështje të fushës civile. /a.ke/
KOMENTE