Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumania këmbëngul në mosnjohjen e Kosovës shtet
English

Rumania këmbëngul në mosnjohjen e Kosovës shtet

Bukuresht, 10 Korrik, NOA - Rumania vazhdon të këmbëngulë në mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Në këtë mënyrë, ky shtet ballkanik nuk e ndryshon qëndrimin e tij ndaj Kosovës, duke i qëndruar konsekuent atij të shprehur që në fillimet e tij, lidhur me pavarësinë e shtetit më të ri në botë.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Baconschi, i cili konfirmon kështu se vendi i tij del edhe kundër rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, ku i bëhet thirrje pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë.

“Jemi në pritje të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mbesim pranë qëndrimit tonë të deritashëm”, ka thënë Baconschi gjatë një vizite në Moldavi, lidhur me një fakt të tillë, duke e përshkruar këtë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës si të “linjës nacionale”.

Ai ka thënë se Rumania respekton shumë rekomandimet e Parlamentit Evropian, por njëkohësisht “ajo ka linjën e saj nacionale të cilën e ndjek” dhe që sipas tij, nuk është fare më pak parimore ndaj çështjes së Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE