Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Finalja Holandë - Spanjë, Trajnerët Ndezin Sfidën
English

Sport-Botëror/ Finalja Holandë - Spanjë, Trajnerët Ndezin Sfidën

TIRANË, 10 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Në prag të finales së madhe të Kupës së Botës, "Afrika e Jugut 2010", Holandë - Spanjë, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje në stadiumin "Soccer City" të Johanesburgut, të dy trajnerët e skuadrave kanë ndezur sfidën me deklaratat e tyre. Trajneri i Holandës, Bert van Marvijk, pretendon se lojtarët e tij nuk kanë frikë nga ndeshja me Spanjën në finalen e Kupës së Botës. Kampionia e Europës e nisi botërorin si favorite, por Van Marvijk, ekipi i të cilit ka fituar çdo ndeshje, tha se Holanda do të luajë me bindje në ndeshjen e fundit. "Spanja e meritoi fitoren me Gjermaninë, ishte më lart dhe sipas mendimit tim ka skuadrën më të mirë në botë për momentin. Më pëlqen loja e tyre, por ne do të bëjmë tonën. Për spanjollët kemi respekt, jo frikë", u shpreh Van Marvijk. Spanja do të shkojë në finale ku do të ndeshet me Holandën dhe trajneri i saj e di shumë mirë, që kjo përballje nuk do të jetë e lehtë. Për të dyja ekipet do të ishte hera e parë fitorja e Kupës së Botës. Duke folur nga baza stërvitore e skuadrës spanjolle, Vicente del Bosque tha se "Holanda është e ngjashme me Spanjën, pasi ka lojtarë shumë teknikë në mesfushë. Sipas tij, "rivalët e të dielës janë shumë të rrezikshëm". I njohur për karakterin e tij jo shumë festiv, Del Bosque u pyet se ç'kuptim do të kishte marrja e trofeut për Spanjën dhe përgjigjja e tij ishte, "Kënaqësi, asgjë më tepër. Nuk i shfaq shumë emocionet, por nuk e di vërtet si do të reagoja". /a.ke/
KOMENTE