Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport - Botërori - Fifa Nuk Pranon Kërkesën Për Një Minutë Heshtje Për Srebrenicën Para Finales Holandë-Spanjë
English

Sport - Botërori - Fifa Nuk Pranon Kërkesën Për Një Minutë Heshtje Për Srebrenicën Para Finales Holandë-Spanjë

SREBRENICË, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) hodhi poshtë një kërkesë për të kujtuar 15-vjetorin e masakrës së Srebrenicës me një minutë heshtje para finales së Botërorit 2010, njoftoi sot një OJQ boshnjake. Shoqata ''Antena Boshnjake e Shoqërisë për Popujt e Kërcënuar (SPM)'', me bazë në Gjermani i kishte kërkuar një minutë heshtje në muajin maj FIFA-s para finales, që do të zhvillohet nesër me ndeshjen mes Holandës dhe Spanjës në stadiumin ''Soccer City'' në Johanesburg. Nesër në Bosnje-Hercegovinë do të përkujtohet 15-vjetori i masakrës së Srebrenicës. Rreth 8 000 burra dhe adoleshentë myslimanë u vranë në 11 korrik 1995 nga forcat serbo-boshnjake që kishin pushtuar enklavën myslimane të Srebrenicës, një zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Kjo masakër u cilësua si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE