English

Sport - Botërori - Një ''F16'' Do Të Shoqërojë Kthimin Në Atdhe Të Kombëtares Holandaze

HAGË, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Një avion gjuajtës, tip ''F16'', i ushtrisë holandeze do të shoqërojë ekipin ''portokalli'' gjatë kthimit në atdhe, pas finales së nesërme të Kupës së Botës në Futboll, në Johanesburg, njoftoi sot Ministria holandeze e Mbrojtjes, në faqen e saj zyrtare të internetit. Me hyrjen në hapësirën ajrore holandeze të avionit që transporton ekipin e Bert van Marwijk, avioni ''F16'', i lyer në portokalli, do të shoqërojë lojtarët deri në aeroportin e Schipolit, Amsterdam. Lojtarët do të transportohen më pas me një helikopter ushtarak, tip ''Chinook'' deri në një hotel, ku do të takohen me të afërmit./ a.jor.
KOMENTE