Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport: Ekipi I Himares Me Ambicje Per Kategorine E Pare
English

Sport: Ekipi I Himares Me Ambicje Per Kategorine E Pare

HIMARE, 10 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Ekipi i futbollit te Himarës, që financohet nga bashkia synon të ngjitet në kategorinë e parë. Ish- futbollisti i njohur i "Flamurtarit" dhe përfaqësueses, Vasil Ruci, shef i klubit sportiv "Himara" dhe njëkohësisht trajner i skuadrës, thotë për ATSH-në se, në përbërje të ekipit ka mjaft elementë të talentuar, të cilët premtojnë për rezultate në rritje. "Kemi krijuar një ekip me elementë të rinj nga Himara, Vlora dhe qytete të tjera të vendit, duke synuar të rikthejmë traditën e krijuar në vite në futboll, kur përfaqësoheshim me "Vetëtimën", thotë Ruci. Skuadra zhvillon rregullisht përgatitjet në stadiumin e ri në Himarë, rikonstruksioni i të cilit përfundoi dy vjet më parë. Aktualisht, "Himara" luan në kategorinë e dytë, por për sezonin e ardhshëm synon të ngjitet në kategorinë e parë. /a.ke/
KOMENTE