Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmet Me Magnitudë 4.6 I Shkallës Rihter, Epiqendra 16 Km Në Veriperëndim Të Elbasanit
English

Tërmet Me Magnitudë 4.6 I Shkallës Rihter, Epiqendra 16 Km Në Veriperëndim Të Elbasanit

TIRANË, 10 Korrik /ATSH - M.Shkurta / . - Një tërmet me magnitudë 4.6 i Shkallës Rihter, në koordinatat 41-18 në veri dhe 19.93 në lindje, me epiqendër 16 km në veriperëndim të qytetit të Elbasanit, është regjistruar pak mbas mesnatës së dites së shtunë. Termeti eshte regjistruar nga Instituti Gjeoshkencor në Universitetin Politeknik të Tiranës ne oren 00.15 te se shtunes. Sizmiologu Rrapo Ormëni, tha të shtunën për ATSH-në se "lëkundjet kanë zgjatur për 3- 4 sekonda, ndërkohë që intensiteti i tyre ka qenë deri në 6 ballë në epiqendër të tij, 16 km në veriperëndim të Elbasanit, në afërsi të Krrabës, ndërsa në Tiranë intensiteti i lëkundjeve ishte 5.6 ballë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë te forta në Elbasan, Tiranë, Durrës, si dhe në zonat përreth. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli, tha sot për ATSH-në se, "tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale". /a.ke/
KOMENTE