Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Pavarësia ka krijuar horizont të ri zhvillimor për popullin e Kosovës
English

Thaçi: Pavarësia ka krijuar horizont të ri zhvillimor për popullin e Kosovës

Dubrovnik, 10 korrik 2010 NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi deklaron nnë Samitin e Kroacisë, “Evropa Jug-lindore në përballje me Sfidat Globale”, se pavarësia ka krijuar horizont të ri zhvillimor për popullin shqiptar në shtetin më të ri.

Gjatë fjalimit që mbajti në Dubrovnik, z.Thaçi siguroi se me shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova ka rikonfirmuar përkushtimin e saj si faktor stabiliteti në rajon. Pavarësia ka krijuar horizont të ri zhvillimor për popullin e Kosovës.

Ndonëse pohoi se dy vjet në historinë e ekzistimit të shtetit janë shumë pak, Thaçi argumentoi se për këtë periudhë ka pasur avancim në sferën e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës tashmë është anëtare e plotë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore. Po ashtu, jemi në rrugë të mirë për anëtarësim në institucione tjera me karakter ekonomik dhe zhvillimor”, - kumtoi z.Thaçi. më tej ai kujtoi faktin se Kosova pret së shpejti një opinion nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rreth vendimit sovran për shpalljen e pavarësisë.

“Besoj që ky opinion do të konfirmojë dhe qartësojë të drejtën legjitime të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur, pas gjithë asaj çfarë i ka ndodhur”, - u shpreh. Z. Thaçi.

Ai shtoi se pas këtij opinioni, Kosovën e presin njohje të reja ndërkombëtare. Do të dëshironim që edhe Serbia përfundimisht të demonstrojë bindjen e saj për realitetin e ri dhe të fillojmë bashkëpunimin e duhur si dy vende fqinje.

Kjo rrugë do t’i shërbente paqes, prosperitetit dhe një të ardhme të sigurt te dy vendeve tona, - siguroi z. Thaçi.

a.b/r.n/NOA

KOMENTE