Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtria ndërton tre ura “Bejli” në zonat e thella të Tropojës
English

Ushtria ndërton tre ura “Bejli” në zonat e thella të Tropojës

Tropojë, 10 korrik 2010 NOA - Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ishte në Tropojë, ku mori pjesë në përurimin e 3 urave “Bejli” të ngritura në këtë zonë nga forcat xheniere të Brigadës së Mbështetjes Rajonale.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast Ministri Imami shoqërohej nga zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, gjeneral brigade Abaz Lleshi, komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Të pranishëm ishin gjithashtu deputeti i zonës Besnik Dushi, drejtues të pushtetit vendor, si dhe mjaft banorë të zonës.

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që ndodhem sot këtu, - tha z.Imami në fjalën e tij, - për të bërë dorëzimin e një vepre modeste, por shenjë dhe simbol i një marrëdhënie të shkëlqyer të komunitetit dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ne tash jemi një vend anëtar i NATO-s, forcat tona të armatosura janë një forcë krahas 27 vendeve të tjera të Aleancës më të madhe, më të fuqishme që kanë parë kohërat, i një aleance që mbështetet në parimet e demokracisë, për të cilat ne duhet edhe të kontribuojmë”.

Më pas, Imami foli për marrëdhëniet e ngushta që ushtria jonë ka me komunitetin, me publikun shqiptar, si dhe për kontributin që ajo ka dhënë në operacionet paqeruajtëse në Irak, Bosnje-Hercegovinë, në Çad dhe vazhdon në Afganistan.

Së shpejti, nënvizoi z. Imami, do të rrisim nivelin e operacioneve tona në Afganistan, forcat tona speciale do të dalin me një mision tepër të rëndësishëm luftimi atje. “Ushtria shqiptare sot është në një fazë reformimi, e cila ka si kriter bazë kthimin e një ushtrie tërësisht profesioniste. Por të jemi të sigurt se nuk mund të ketë një ushtri profesioniste e cila nuk ka në themel të saj virtytin qytetar”, ka nënvizuar ai.

Duke ritheksuar edhe njëherë kontributin e FA në ndihmë të komunitetit, ministri Imami theksoi: “Ne sot punojmë në Tropojë, ne sot po punojmë në Dibër, ne sot po punojmë në Burrel, kemi punuar në Lezhë, po punojmë në Sarandë, Gjirokastër etj, pra kudo ku ka nevojë komuniteti dhe ku ne kemi mundësi”. Më tej z. Imami u shpreh se “unë shpresoj që këto marrëdhënie do të vazhdojnë dhe do të thellohen akoma edhe më tej, unë shpresoj që vendi që kanë FA në vlerësimin, në mendjen dhe zemrën e çdo qytetari shqiptar do të shkojë duke u rritur. Ne do të punojmë për këtë dhe ju premtojmë se do të realizojmë të gjitha detyrat tona”.

Ai falenderoi pushtetin lokal dhe banorët e komunës Margegaj për ndihmën, bashkëpunimin dhe mikpritjen që kanë gjetur ushtarakët tanë këtu, të cilët padyshim kanë bërë punë të vështirë, në kushte jo fort të lehta, por me një rezultat të shkëlqyer.

Ndërkohë, në këtë ceremoni kanë përshëndetur edhe kryetari i komunës Margegaj, Rexh Byberi, deputeti i zonës Besnik Dushi dhe komandanti i BMR, gjeneral brigade Abaz Lleshi.

Ndërtimi i këtyre urave tip “Bejli” filloi më datë 18.06.2010 dhe përfundoi më datë 30.06.2010. Ura e parë është ndërtuar në fshatin Koçan me gjatësi 21 metër linear, me seksion 2/1 dhe me peshëmbajtje rreth 24 ton.

Ura e dytë është ngritur pranë fshatit Dragobi, me gjatësi 30 metër linear, me seksion 2/1 dhe me peshëmbajtje rreth 24 ton. Ndërsa ura e tretë është ndërtuar pranë komunës Margegaj dhe ka thuajse të njëjtat parametra.

Këto ura të ndërtuara përgjatë aksit të rrugës Dragobi–Çerem të komunës Margegaj, Tropojë, do t’i shërbejnë një komuniteti të gjërë të fshatrave të sipërpërmendura, për të kaluar përmes bjeshkëve dhe për të shfrytëzuar gjithnjë e më mirë këtë zonë të pasur turistike.

Puna dhe kontributi i FA në rrethin e Tropojës ka nisur shumë vite më parë. Vetëm në Komunën Margegaj me forcat dhe mjetet xheniere janë ndërtuar rreth 55 km rrugë e re dhe përmirësim i atyre ekzistuese, ku mbi 70% e këtyre punimeve konsistojnë në hapje rrugësh të reja.

Për të realizuar këtë është kryer një volum pune rreth 170 000 metër kub gërmime dhe lëvizje dherash. Në komunën Tropojë e Vjetër është ndërtuar një urë tip “Bejli” me gjatësi 27 metër linear, me seksion 1/1, me peshëmbajtje 20 ton dhe një urë e dytë tip “Bejli” me gjatësi 42 metër linear me seksion 2/1 dhe peshëmbajtje 24 tonë.

Duke vlerësuar punën dhe kontributin e dhënë në ndihmë të banorëve të komunës Margegaj, në vitin 2009 Batalionit të Xhenios i është akorduar nga kjo njësi administrative titulli “Nderi i komunës”.

r.n/NOA

KOMENTE