Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Dhurohen 10 Monedha Antike Ne Muzeun Historik
English

Vlore: Dhurohen 10 Monedha Antike Ne Muzeun Historik

VLORE, 10 korrik/ATSH-H.Koçi/.-Një banor i fshatit Amonicë, disa km larg qytetit të Vlorës i dhuron 10 monedha, që janë përcaktuar se i përkasin qytetit ilir të Amantias, 40 km në verilindje të qytetit të Vlorës Muzeut Historik dhe Arkeologjik të qytetit. Viron Rama që i mbante këto 10 monedha me vlera antike, të gjetura para viteve '90, ia dorëzoi Muzeut, me dëshirën për t'i bërë sendet antike pjesë të fondit të këtij institucioni. Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Parkut Arkeologjik Amantia-Orikum, Gëzim Llojdia, tha për ATSH-në se, "mbledhja e sendeve që dëshmojnë hershmërinë e këtyre qyteteve antike, përbën prioritet për punën. Për këtë arsye, po bashkëpunojmë me banorët, ndërsa kemi përgatitur sistemin e identifikimit të sendeve antike që u përkasin këtyre qyteteve, apo atyre që rezultojnë të humbura, duke digitalizuar karakteristikat kryesore të tyre". Me dorëzimin e 10 monedhave të qytetit antik të Amantias, shkon në 40 numri i përgjithshëm i sendeve dhe objekteve që janë gjetur dhe depozituar gjatë dy viteve të fundit pranë institucioneve muzeale. Prej tyre, 30 objekte janë dorëzuar në Muzeun Arkeologjik Historik të Vlorës dhe 10 të tjera, që ishin pjesë e ikonostasit të bazilikës paleokristiane të Amantias, iu dorëzuan një vit e gjysmë më parë Parkut Arkeologjik të Apolonisë. /a.ke/
KOMENTE