Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Përplaset Nga Autovetura, Humb Jetën 65 Vjeçari
English

Vlorë, Përplaset Nga Autovetura, Humb Jetën 65 Vjeçari

VLORË, 10 Korrik /ATSH-H. Koçi /.- Një 65 vjeçar nga Fieri humbi jetën sot pasdite pas përplasjes nga një automjet, në njërën nga rrugët e qytetit të Vlorës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia e qytetit bregdetar. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë të ditur për ATSH-në se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 në rrugën "Transballkanike", në qytetin e Vlorës, kur shtetasi Petraq Zaka , teksa lëviste në krahun e djathtë të rrugës, është përplasur dhe është marrë përpara për rreth 50 metra, nga një autoveturë tip "Shevrolet", me targa TR 3996 S, duke mbetur i vdekur në vend. S ipas burimeve të policisë, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, si dhe shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte autovetura./m.sh/s.s/
KOMENTE