English

Vritet në mister shqiptari në Athinë, pronar i një dyqani

Lexoni dhe: Ekzekutohet një i ri shqiptar në kryeqytetin grek, Athinë Athinë, 10 Korrik 2010 NOA Update – Pronari i një peripteroje (kjoskë) në Shën Pandelimona, zonë qendrore e Athinës në Greqi, humbi jetën sot paradite pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri në një përpjekje për grabitje.

Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime zyrtare policore greke që të hetojnë dy vrasje si të lidhura me njëra-tjetrën. Atë që ndodhi sot në orën 08.00 në Kifisia dhe këtë që ndodhi 45 minuta më vonë.

Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje, zbardhet se viktima, një djalë i ri rreth 35 vjeç, pronar i një kjoske në kryqëzimin e rrugës “Aharnon” me rrugën “Olimpias” në zonën e Shën Pandelimona, sapo e kishte hapur dyqanin e tij, kur u bë objekt i sulmit vrasës.

“Dy persona në një autoveturë, ndalën makinën dhe iu afruan të riut që gjendej brenda kjoskës, hapën zjarr ndaj tij me një pistoletë dhe menjëherë më pas u zhdukën”, - konfirmoi zyrtarisht Zyra e Krimit kundër Jetës në Drejtorinë e Rendit dhe Sigurisë së Athinës.

Pak minuta pas ekzekutimit, në orën 09.15 me orën greke, makina me të cilën u arratisën autorët, u gjet e braktisur jo larg vendit të ngjarjes.

n.s/r.n/NOA

Lexoni dhe: Ekzekutohet një i ri shqiptar në kryeqytetin grek, Athinë

KOMENTE