Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010:Pas ceremonisë, nis dueli mes demave dhe tulipanëve për Kupën e Botës
English

Afrikë e Jugut 2010:Pas ceremonisë, nis dueli mes demave dhe tulipanëve për Kupën e Botës

Johanesburg, 11 korrik, NOA – Një spektakël madhështor ka pushtuar stadiumin “Soccer city” të Johanesburgut, në pritje të finales së Botërorit, mes Hollandës dhe Spanjës.

Ceremonia e mbylljes së Botërorit të 19-të të Futbollit, ka nisur me fikjen e të gjithë prozhektorëve, që i kanë lënë vendin ndezjes së dritave të mëdha blu, të kuqe dhe të bardha.

Si me magji fusha e stadiumit u shndërrua në një ekran gjigand ku gjetën veten të projektuara lloj lloj animacionesh, ndërsa një spiker lançoi për mijëra tifozët dhe sytë e miliona njerëzve në mbarë botën, pjesët e përzgjedhura koreografike, që i lëshuan vendin këngëtares shpërthyese kolumbiane, Shakira, e cila këndoi për të gjithë himnin zyrtar të botërorit, Whaka Whaka.

Tërë spektarët në “Soccer City”, por jo vetëm ata, përjetuan ndërkaq një ndërthurje të traditës mes këngëve dhe skena ekzaltuese me kafshë.

Sugjestionues ishte vallëzimi i një balerini mbi një elefant gjigand, një shfaqje që mund të ndodhë vetëm në kontinentin afrikan, e cila do të mbyllej me një këngë falenderuese, ku balerinët të veshur me kostume tradicionale e perëndimore do të duartrokitnin me duart e ngritura drejt qiellit për të përshëndetur tifozët dhe publikun e gjerë të botës që ndoqi botërorin.

“Përshëndetje Afrikë e Jugut” është kënga që finalizon tërë këtë muaj të nxehtë futbolli, që i drejtoi sytë e mbarë botës përhah Afrikës së Jugut.

Por, një surprizë e botërorit ishte edhe zbritja e ish presidentit afrkanojugor, Nelson Mandela në fushën e stadiumit.

I mbërritur mbi bordin e një makine të vogël të hapur, lideri afrikanojugor përshëndeti nga fusha e Soccer City, të pranishmit, gjatë ceremonisë së mbylljes së botërorit.

Ish presidenti afrikanojugor, dhe lideri i luftës kundër aparteidit mbush plot 92 vjeç, javën e ardhshme.

E gjithë bota tashmë është në ankthin e fundit të pritjes së dy mbretëreshave të Evropës, Hollandës dhe Spanjës, një duel i zjarrtë mes demave dhe tulipanëve, i cili pritet me një kërshëri të madhe duke ditur që dy skuadrat luajnë për të parin trofe të një botërorit futbolli.

Janë mëse 700 milionë teleshikues në mbarë botën që pritet ta ndjekin këtë duel historik për futbollin, sipas FIFA-s.

Tërë sytë e botës janë tashmë drejt Afrikës së Jugut 2010, në duelin evropian mes skuadrës së demave dhe asaj të tulipanëve, një ndeshje që sido që të jetë do t’i dorëzojë të parën kupë botë skuadrës fituese.

mit/NOA

KOMENTE