Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cameron: Fajtorët E Gjenocidit Në Srebrenicë Të Dalin Përpara Drejtësisë
English

Cameron: Fajtorët E Gjenocidit Në Srebrenicë Të Dalin Përpara Drejtësisë

SË LONDËR, 11 korrik /ATSH-MIA/ - Kryeministri britanik, David Cameron deklaroi se qeveria britanike nuk do të ndalet së vepruari derisa fajtorët për masakrën e Srebrenicës të dalin përpara drejtësisë. ''Qeveria britanike do të vazhdojë të përpiqet që të nxjerrë përpara drejtësisë Ratko Mladiçin si dhe të gjithë të tjerët, veçanërisht Goran Haxhiçin'', theksoi Cameron. Duke folur me rastin e 15-vjetorit të gjenocidit të kryer në këtë qytet të Bosnje-Hercegovinës, kryeministri britanik shpjegoi se bëhet fjalë për një krim që turpëroi Evropën. ''Për këtë arsye, Britania e Madhe dhe bota asnjëherë nuk do ta harrojnë gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë'', deklaroi ai. Në ceremonitë përkujtimore në Srebrenicë, në emër të qeverisë britanike merr pjesë baronesha Varsi, ministre pa portofol./ a.jor.
KOMENTE