Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Davutoglu: Be-Ja Përbën Qëllimin Strategjik Të Turqisë
English

Davutoglu: Be-Ja Përbën Qëllimin Strategjik Të Turqisë

ANKARA, 11 korrik /ATSH-MIA/ - Procesi integrues i Turqisë në Bashkimin Evropian është prioriteti më i rëndësishëm strategjik për Ankaranë, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu për gazetën britanike "The Financial Times". Ai i cilësoi si "nonsense" njoftimet sipas të cilave Turqia ishte orientuar drejt Lindjes dhe se Ankaraja i kishte kthyer shpinën Perëndimit. ''Përsa i përket Izraelit, nëse Tel Avivi nuk ka qasje për formimin e komisionit ndërkombëtar, që do të hetojë sulmin ndaj flotiljes humanitare për Gazën, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit nuk do të zhvillohen në kahun pozitiv'', theksoi Davutoglu. Megjithatë, shefi i diplomacisë turke shtoi se Ankaraja nuk dëshironte përkeqësimin e marrëdhënieve me Izraelin, por se ky vend duhet të marrë përgjegjësinë për gabimet. ''Varet nga Izraeli sesi do të jenë marrëdhëniet e ardhshme midis Ankarasë dhe Tel Avivit'', përfundoi ai./ a.jor.
KOMENTE