Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Sheshi 'Taulantia', Arena E Koncerteve Dhe ... Futbollit Botëror
English

Durrës: Sheshi 'Taulantia', Arena E Koncerteve Dhe ... Futbollit Botëror

-Soft news- DURRËS, 11 Korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Që prej një muaji një hapësirë e veçantë në sheshin 'Taulantia', buzë detit në Durrës, e ka "pushtuar" magjia e futbollit dhe e koncerteve. Një ekran i madh i vendosur pranë monumentit të Rezistencës ka mbledhur në takimet e mbrëmjes qindra sportdashës durrsakë apo pushues, të cilët kanë ndjekur ndeshjet të ulur në një tribunë të ngritur enkas me financimin e bashkisë së qytetit. "Kënaqësia që jep mundësia për të ndjekur së bashku veprimtarinë sportive botërore më të rëndësishme në çdo katër vjet më ka sjellë këtu në të gjitha mbrëmjet sportive, thotë Naim S., që banon në periferi të qytetit. Freskia e detit e ka bërë më të këndshëm edhe "tifon" e shikuesve për skuadrat e zemrës, të cilat tashmë kanë mbetur vetëm dy. "Sot në mbrëmje ndeshjen finale Holandë-Spanjë parashikohet që ta ndjekin më shumë shikues se çdo mbrëmje tjetër", thotë Ladi, tekniku i videoprojektorit profesional, sipas të cilit, gjithçka shihet në versionin TV High Definition. Tribuna e ndërtuar pranë monumentit të Rezistëncës nuk ka qëndruar bosh edhe në mbrëmjet kur kampionati botëror i futbollit ""Afrikë e Jugut 2010" ka patur ditët e pushimit. Dy ditë më parë orkestra frymore e Ansamblit të Ushtrisë intepretoi për artdashësit e shumtë vepra instrumentale të muzikës së përpunuar në gjininë e xhazit simfonik. Disa nga kolosët e muzikës klasike si Betoven, Brams, Shubert dhe Shtraus erdhën në variantin e tyre më popullor, nën intepretimin dinjitoz të orkestrës së ushtrisë, ndërsa sot ka ardhur përsëri radha e ndeshjes më të rëndësishme të Botërorit./s.s./
KOMENTE