English

Eklipsi në Ishullin e Pashkëve, gjithçka gati

Santiago (Kili), 11 Korrik 2010, NOA - Sonte do të ketë një spektakël të vërtetë dhe unik në mesin e Paqësorit. Një eklips diellor do të kalojë në Ishullin e Pashkëve, i njohur gjithashtu si Rapa Nui: Vendi i “Moai”. Nata e plotë do të bjerë duke nisur nga ora 13:30:54 (ora lokale) në Oqean për pesë minuta dhe 20 sekonda. Pesë minuta të gjatë errësire në Rapa Nui, 3.600 km larg nga brigjet e Kilit dhe 4 mijë km nga Tahiti.

Fenomeni nuk ka mobilizuar vetëm shkencëtarët apo “gjuetarë të eklipseve”, por edhe shumë agjenci udhëtimesh nga e gjithë bota.

Hanga Roa, qyteti i vogël i ishullit, që gëzon një pozicion të favorshëm dhe unik astronomik për të parë eklipsin e diellit ka organizuar edhe një "festë” shumë të veçantë e quajtur “Eklips 2010”, surprizat e të cilës nuk janë zbuluar ende nga organizatorët, por dihet se do të ketë shumë muzikë dhe vallëzim.

Yjet në fakt janë thellësisht të lidhura me kulturën e vendasve.

Eklipsi në Paqësor do të përkojë me minutat e fundit të finales së sotme të Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut ku do të ndeshen skuadrat e Holandës dhe Spanjës.

Trajektorja e konit të hijes që do të mbulojë pjesën jugore të Paqësorit do të udhëtojë rreth 15 mijë km, nga jugu i Zelandës së Re deri në Ishullin Cook dhe Polonezin francez, për të arritur më vonë në Kili, por vetëm pjesërisht. Ne disa zona të Patagonias (Argjentinë) eklipsi do të jetë total.

a.e./NOA

KOMENTE