Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2010 > Lajmet e datës 11 Korrik 2010
 

Finalja e Botërorit, Spanja fiton 1-0 me Holandën (DIREKT)

TRANSMETIM DIREKT Përditësimi i fundit, 23.04

Afrikë e Jugut, 11 Korrik 2010 NOA – Spanja ka fituar Kampionatin Boteror te Futbollit Afrika e Jugut 2010 pas nje goli qe shenoi Iniesta.

Ndeshja, minute pas minute

Koha shtese

123' Gjyqtari sinjalizon mbylljen e ndeshjes pas 128 minuta loje, duke perfshire kohen e rregullt, 90 minuta ne dy pjeset, 2 dhe 3 minuta shtese te dhena gjate kohes se rregullt, 30 minutave te dy pjesve te kohes shtese dhe 3 minuta ne kete perfundim te ndeshjes

123' Eshte edhe nje tjeter minute shtese, ende gjyqtari nuk pa sinjalizon mbylljen e ndeshjes

122' Eshte minuta e dyte shtese dhe ne total jane luajtur 127 minuta

120' Perfundon dhe pjesa e dyte e kohes shtese, kane kaluar me shume se 120 minuta loje mes Spanjes dhe Holandes dhe pritet te perfundoje zyrtarisht ndeshja

116' Goool! Spanja ka shenuar permes Iniesta duke kaluar ne avantazh

111' Edhe nje karton i verdhe, kete radhe e merr holandezi tjeter, Van der Wiel

109; Karton i verdhe dhe nje karton kuq per holandezin Heitinga

106' Nis pjesa e dyte e kohes shtese

106; Largohet David Villa, spanjolli zevendesohet me Torres

105; Perfundon pjesa e pare e kohes shtese, prej 15 minutash. Pak caste pushim, nderrim portash dhe pritet te nise 15-minuteshi i dyte i kohes shtese

104' Nje tjeter aksion i spanjolleve, deshton goditja e Fabregas

101' Tronditet serish porta holandeze nga nje aksion i spanjollit Navas qe deshton serish

100' Eshte minuta e 100-te e ndeshjes finale (nuk llogaritet koha shtese 2 dhe 3 minuta, dhene pas pjeses se pare dhe te dyte), rezultati vijon te jete i barabarte.

98' Spanjolli Iniesta humb edhe ai nje shans per te care rrjeten holandeze

95' Perfundojne 5 minutat e pjeses se pare te kohes shtese

94' Mundesi e spanjolleve per te shenuar, serish protagonist i rastit te deshtuar, David Villa

90' Nis pjesa e pare e kohes shtse qe perfshin dy 15-minuteshe

Pjesa e dytë:

93' Mbyllet me rezultat te barabarte ndeshja Holande-Spanje e finales se 19 te Boteroreve te Futbollit. Pas pak minutash pushim do te nise koha e pare shtese prej 15 minutash

92' Edhe pak sekonda nga perfundimi i kohes shtese, pritet qe gjyqtari te sinjalizoje perfundimin e ndeshjes dhe te akordohen 30 minutat shtese

90' Jepen 3 minuta kohe shtese, ne rast se nuk ka ndryshim, te gjitha shanset jane per te nisur koha shtese me dy pjese secila nga 15 minuta. Nese edhe koha shtese nuk do te sjelle ndryshim te rezultatit, mbeten penalltite

90' Mbyllet edhe pjesa e dyte dhe e gjithe koha e rregullt e ndeshjes

86' Tjeter zevendesim, largohet spanjolli Alonso, vjen ne fushe Fabregas

85' Edhe 5 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt, rezultati vijon te jete i bardhe, Holande-Spanje, 0-0

84' Edhe nje tjeter karton i verdhe, e merr holandezi Robben

70' Kemi nje zevendesim. Vjen sulmuesi i Hamburgut Eljero Elia largohet Kuyt

69' Shans te mrekullueshem humb David Villa per te care porten holandeze.

67' Faull i shkaktuar nga Iniesta.

67' Tjeter karton i verdhe, i teti ne kete ndeshje qe po vazhdon. Kete radhe kartonin e verdhe sipas gjyqtarit e meritoi spanjolli Capdevilla

61' Rast i paster per gol humbet nga Robben i cili perballe portierit spanjoll Casillas, i vetem, nuk arriti te fuse topin ne rrjete dhe pse asnje mbrojtes rival nuk gjendej aty.

56' Gjyqtari i ndeshjes jep karton te verdhe per Heitinga, lojtari i peste holandes sonte me karton te verdhe

55' Demtohet David Villa

48' Perpjekje e spanjolleve per te depertuar ne porten holandeze, me protagoniste Puyol, Xavi dhe Pedro.

45' Nis pjesa e dyte e ndeshjes Holande-Spanje, rezultati ende i barabarte, 0-0.

Finalja e madhe e Botërorit 2010 në këtë pjesë të parë që mbaroi, nuk solli asnjë gol dhe pas pak minutash Holanda dhe Spanja hyjnë në fushë me rezultatin e barabartë 0-0.

Gjatë pjesë së parë loja nisi e vrullshme dhe plot mundësi për të shënua sidomos nga ana e spanjollëve.

Por në disa raste pati dhe gabime të lojtarëve çka bëri që të jepen 5 kartonë të verdhë.

Në këtë pjesë të parë u dhanë edhe dy minuta shtesë të cilat gjithsesi nuk e ndryshuan rezultatin.

Vijon në kohë reale:

Trishtimi përfshin mbarë globin, Botërori po mbaron (VIDEO)

NOA - Shënim redaksional – Pas pak orësh, në Afrikën e Jugut, ose siç mund ta quajmë me plot të drejtë, qendra e botës për këtë muaj emocionues, gjithçka do të marrë fund.

Në 20.30 me orën tonë, zhvillohet finalja e madhe dhe disa orë më vonë, gjithçka pritet t’i lërë vendin rutinës së mëparshme.

Disa konferenca për shtyp, disa çmallje me njerëzit që do të largohen dhe kaq. Aeroportet dp të përjetojnë disa orë kaos dhe kaq.

Por më tutje. Shumë njerëz janë realisht të trishtuar nga fundi i Botërorit.

Vetë Afrika e Jugut, që u duk se rilindi në këtë muaj drithërues, do t’i rikthehet të përditshmes.

Por duke mos harruar gjatë se kurrë më parë nuk ishte aq e vrullshme, kurrë më parë nuk pati mbledhur njëherësh miliona vetë nga e gjithë bota, për t’iu bashkuar emocioneve të pafundme të afrikanojugorëve që jo vetëm me vuvuzelat, dijnë si t’ia shtojnë emocionet sportit magjik.

Megjithatë nuk është vetëm Afrika e Jugut ajo që po përjeton trishtim në këto orë.

Kampionati thuajse po i lë vendin ditëve të zakonshme dhe njerëzit ishin mësuar me këtë muaj magjik.

Në Shqipëri, shumë qytetarë e përjetuan plot dashuri Botërorin. Madje programi i përditshëm i tyre u zhvendos, deri dhe pushimet e fundjavave apo ato më të gjata.

Si e si që të mos humbej asnjë nga 52 ndeshjet e mezipritura të këtij Botërori që dhuroi, anipse zhgënjime për shumë tifozë, plot emocione të papërsëritshme.

Brazili vërtet u largua nga netët gjysmëfinale dhe finale por sërish mbetet një kampion i hershëm, përherë për t’iu ruajtur.

Gjermania ndonëse cilësohet se bëri futbollin më të bukur në këtë Botëror, u largua nga finalje, megjithatë edhe vendi i tretë nuk është pak.

E të mos harrojmë vlerësimin njëzëri: Bëri futbollin më të bukur të muajit afrikanojugor.

Skuadra të tjera si Franca, Anglia, Itali dhe të tjera, vërtet ikën nga ky Botëror më herët se ç’dëshironin ato dhe tifozët e shumët të tyre, por një gjë dihet nga të gjithë. Së shpejti, që pa hyrë vjeshta, do t’i shijojmë në arena evropiane dhe kombëtare shumë nga emrat që erdhën në këtë Botëror.

Tani, asgjë më shumë nuk mbetet. Në 20.30 është finalja e madhe Evropiane, ...na falni, e Botërorit... Holandë-Spanjë.

NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.