English

Japoni, Exit Pollet nxjerrin humbëse Partinë Demokratike në pushtet

Tokio, 11 korrik, NOA - Partia Demokratike e kryeministrit japonez Naoto Kan duket të jetë humbësja e madhe e zgjedhjeve parlamentare në Japoni.

Sipas exit polleve dhe sondazheve nga organizatat vendase, kjo forcë politike dhe “Partia e Re Popullore”, që bën pjesë në koalicionin qeveritar rrezikojnë të humbasin shumicën e thjeshtë në parlament.

Partia Demokratike pritet të fitojë 47 vende, nga 54 që kishte parashikuar kryeministri Kan, rezultat që kërcënon seriozisht pozitat e kryeministrit japonez, brenda partisë së tij.

Për të patur shumicën në parlament demokratët duhet të përfshijnë edhe parti të tjera në koalicionin qeverisës.

Megjithatë kryeministri Naoto Kan deklaroi përpara deputetëve të tij, se do të qëndrojë në krye të partisë, pavarësisht rezultateve negative që kanë nxjerrë exit pollet.

Ndërkaq kreu i opozitës, Josimi Utanabe deklaroi se partia e tij reformatore nuk do të bëjë pjesë në koalicionin qeverisës.

Pozitat e dobëta të kryeministrit Naoto Kan vënë në dyshim edhe përpjekjet e tij për të ruajtur rritjen e borxhit të jashtem dhe stabilitetin e qeverisë.

mit/NOA
KOMENTE