Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kupa e 19-të e botës, Holanda mban frymën pezull
English

Kupa e 19-të e botës, Holanda mban frymën pezull

Amsterdam, 11 korrik, NOA – Kryeqyteti i Hollandës, Amsterdam, i përngjan sot një tulipani të stërmadh që ka ngjyrosur kryeqendrën e mbretërisë në ngjyrë të portokalltë.

Të gjithë hollandeszët të veshur si skuadra e tyre e tulipanëve kanë mbushur më shumë se kurrë Amsterdamin, duke i dhënë një jehonë mbarëkombëtare sfidës historike për trofeun e parë botëror të futbollit, që hollandezët duan ta marrin në shtëpi.

Bizneset e mëdha në Amsterdam kanë ndryshuar logot e tyre, duke i shtuar një truk të portokalltë, pasi finalja e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, mes Spanjës dhe Hollandës, ka kapërcyer tashmë tifon e gjallë sportive, duke i shtuar edhe një grintë të përfitimit të të ardhurave në bizneset e mëdha hollandeze.

Në vigjilje të hyrjes në historinë e Futbollit me një kupë, sikundër vetë hollandezët dëshirojnë, shitësit nëpër dyqane janë veshur gjithkund me bluze të portokallta, ndërsa automjetet valëvitin fuqishëm flamujt hollandezë.

Por, pritet që në muzeumin në zemër të Amsterdamit dyndjet e hollandezëve dhe të tifozëve nga mbarë vendi të rritet, ndaj dhe policia e qytetit ka parashikuar që më parë masat për të vënë nën kontroll këtë dyndje të mijëra tifozëve.

Në ballë të terminalit të aeroportit ndërkombëtar të Schipholit, është instaluar një tribunë me një ekran të tejmadh Panasonic me sipërfaqe prej 90 metrash katrorë. “Stadiumi i Kupës së Botës” e ka quajtur këtë tribunë një nga prodhuesit e njohur të gomave në Hollandë.

Hollanda nuk mban vetëm frymën pezull, por për biznesmenët e shtëpive barka në kanalët e mrekullueshme të Amsterdamit, po jetojnë edhe me shqetësimin se në rast se Hollanda fiton kupën e botës, mund të euforia dhe adrenalina e tifozëve tulipanë dhe dyndja e paimagjinueshme e tyre t’i fundosë barkat.

Duket se në pritje të ngjarjes më të madhe të botës së futbollit, që nis sonte në orën 20.30, kryeqyteti i tulipanëve ka anulluar edhe të gjitha koncertet dhe aktivitetet sportive.

mit/NOA

KOMENTE