Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta homazhe në Srebrenicë: Të dënohen fajtorët
English

Meta homazhe në Srebrenicë: Të dënohen fajtorët

Srebrenicë, 11 korrik, NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremonitë e organizuara në Bosnjë-Hercagovine, në 15 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë nga forcat ushtarake serbe.

Kreu i diplomacisë shqiptare ka qenë pjesë e delegacionit të shumë vendeve të rajonit, por edhe të vendeve të Bashkimit Europian. Meta ka deklaruar se është e nevojshme që Ballkani të dënojë krimet e bëra gjatë viteve të kaluara.

Duke ju referuar masakrës së ndodhur në 15 vite më parë, Meta ka bërë një paralelizëm mes krimeve në Bosnjë dhe atyre në Kosovë. “Ata që bënë Srebrenicën, bënë Raçakun dhe Prekazin”, u shpreh Ministri i Jashtëm, Ilir Meta.

Ai ka kërkua dënimin e urdhëruesve të masakrës duke theksuar se kjo është gjëja më minimale që mund të bëhet në kujtim të viktimave.

Kreu u diplomacisë ka theksuar se është e nevojshme që rajoni të shoh përpara, por duke u dhënë dënimin e merituar atyre që kanë sjellë tragjedi

NOA

{youtube}UZz7_RW-bcw{/youtube}

KOMENTE