Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, në librari, përmbledhja poetike “Baladë mbi baladë”
English

Prishtinë, në librari, përmbledhja poetike “Baladë mbi baladë”

Prishtinë, 11 korrik, NOA – Si sinonimi i një realiteti tragjik, i mbivendosur mbi atë të shpirtit lirik të një populli, si ai i Kosovës, vjen për lexuesin e Kosovës, përmbledhja më e re poetike e poeteshës, Sevdije Rexhepi, e titulluar “Baladë mbi baladë”.

Në ndryshim nga poezitë e mëparshme të Sevdije Rexhepit, sipas kritikës së Kosovës, poezitë e reja të saj shquhen për idetë novatore artistike, stilin e ri, qasjet e temave, që shënojnë ndërkaq një krijimtari të re dhe cilësore.

Përmbledhja ngërthen në shtatë cikle poetike plot 104 poezi, të publikuara më parë veç e veç nëpër gazeta dhe faqe interneti.

Në përmbledhjen e vëllimit nënvizohet se poezitë e “Baladë mbi baladë” pasqyrojnë një tabllo të ethshme të jetës dhe të prirjes drejt një vështrimi të thellë të botës ndërnjerëzore.

Poezi ndahen në cikle të tilla si “Bëhem hija jote”, “Ritual përditshmërie”, ”Shpirt i trëndafiltë”, “Formula vjetore”, “Hipotenuzë mungese”, ”Nata hipokrite”, dhe ai i “Udhëtimit pa itinerar”.

Në një formë ditari përjetimesh, poetja Sevdije Rexhepi sjell përjetimet e saj në një zonë lufte në Irakun qendror.

Poezitë dallohen për ndjeshmërinë e thellë dhe ngjyrat artistike të fjalës.

Përmbledhja me 150 faqe “Baladë mbi baladë” është publikuar në libraritë e Kosovës, nga shtëpia botuese “Faik Konica”.

mit/NOA

KOMENTE