Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps: Rritja E Deficitit Buxhetor Dhe E Borxhit Publik Do Të Venë Në Provë Stabilitetin Makroekonomik Të Vendit
English

Ps: Rritja E Deficitit Buxhetor Dhe E Borxhit Publik Do Të Venë Në Provë Stabilitetin Makroekonomik Të Vendit

TIRANE, 11 Korrik/ATSH/.-Partia Socialiste shprehu shqetësimin sot për rritjen e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik si një faktor i rëndësishëm në prishjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. Sekretari i Këshillit Ekonomik të PS, Ervin Bushati, vuri në dukje në një deklaratë për shtyp se "kriza e thellë dhe në zhvillim e financave publike sot, është pasojë direkte e drejtimit kriminal të buxhetimit të vitit të kaluar: një vit elektoral, një vit abuzimi dhe vjedhje me fondet publike të shqiptarëve". Sipas tij, ato pasoja i vuan ekonomia jonë e përbashkët dhe të ardhurat e çdo familje në veçanti nën peshën e një borxhi publik fundosës. Bushati tha se rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik do të vënë në provë stabilitetin makroekonomik, si një pasojë e pashmangshme e devijimit nga politika e konsolidimit fiskal. Në këtë kontekst Bushati, në emër të PS-së kërkoi dorëheqjen e ministrit të Financave, Ridvan Bode, si përgjegjës kryesor për "buxhetin e dështimit 2009" dhe si krijuesi i "buxhetit krizë" të 2010. /s.s./
KOMENTE