Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stina E Verës-Strukturat Shëndetësore, Dhurim Gjaku Në Ndihmë Të Personave Në Nevojë
English

Stina E Verës-Strukturat Shëndetësore, Dhurim Gjaku Në Ndihmë Të Personave Në Nevojë

TIRANË, 11 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Strukturat shëndetësore shqiptare përgjatë muajve korrik, gusht dhe shtator do të dhurojnë gjak sipas një kalendari të përcaktuar më parë, me qëllim sigurimin e rezervave për gjak për personat në nevojë. Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik kanë dhuruar gjak deri tani, bazuar në kalendarin e përcaktuar, ndërkohë që nisma do të shtrihet dhe në institucionet e tjera më pas. Kjo nismë u ndërmor nisur nga fakti që gjatë stinës së verës ka ulje të numrit të dhurimeve të gjakut, kjo jo vetëm në Shqipëri, por dhe gjithë Europën, për shkak të mbylljes së aktiviteteve publike, mosprogramimit të operacioneve kirurgjikale që transferohen në shtator, etj. Nevojat e pacientëve për gjak janë në rritje si rezultat i shtimit të numrit të traumave, sëmundjeve tumorale, krahas kërkesave të vazhdueshme të personave që vuajnë nga sëmundje kronike si ato të gjakut, veshkave, etj. Arritja e vetëmjaftueshmërisë në rezervat e gjakut vazhdon të jetë një pikë e ndjeshme për shërbimin tonë shëndetësor, në kushtet kur sasia e gjakut të mbledhur në vend nuk plotëson si dhe sa duhet kërkesat e spitaleve dhe nevojat e pacientëve. Të ndërgjegjshëm se plotësimi i nevojave për gjak në vendin tonë është një sfidë mjaft e vështirë, struktuarat shëndetësore, në bashkëpunim me organizata joqeveritare që operojnë në këtë fushë, por dhe gjithë qytetarët, po bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet e tyre. Në këtë kontekst, këto struktura inkurajojnë popullatën të bëhen dhurues gjaku, pasi secili prej nesh mund të kontribuojë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Treguesit në rritje të dhurimit të gjakut gjatë viteve të fundit dëshmojnë rritjen e ndërgjegjes dhe përgjegjësisë qytetare për njerëzit në nevojë. Në vend, falë dhe masave të mara nga strukturat shendetesore ne vend, është përmirësur cilësia e dhuruesve të gjakut dhe është rritur numri i dhurimeve nga dhurues pa pagesë, veçanërisht nga dhuruesit vullnetare te gjakut. Kështu, ne vitin 2009 ne krahasim me vitin 2005, numri i dhurimeve te gjakut eshte rritur me 55% Të dhënat tregojnë se, në vitin 2009 ishin 22 724 dhurime, kundrejt 14 670 dhurime në vitin 2005. Kjo rritje i dedikohet rritjes së dhurimeve familjare dhe vullnetare, të cilat jo vetëm kanë kompesuar humbjen e dhënieve me pagesë të vërejtur në këto vite, por edhe kanë kontribuar në shtimin e numrit total të dhurimeve në nivel kombëtar. Në vitin 2009, numri i dhurimeve vullnetare përbën 19.3 % të totalit kundrejt 11% në vitin 2005. Por, megjithë rritjen e numrit të dhurimeve vitet e fundit, ende nuk është arritur mjaftueshmëria në gjak. Dhurimi vullnetar i gjakut është shprehja më e qartë e humanizmit njerëzor dhe njëherësh forma më e mirë e mbledhjes së gjakut cilësor dhe të sigurtë për pacientët në nevojë. /s.s./
KOMENTE