Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulqinakët, 'Kapedanët' E Detit Në Durres
English

Ulqinakët, 'Kapedanët' E Detit Në Durres

DURRËS, 11 Korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Pasardhësit e familjeve ulqinake, që u zhvendosën në fillim të shekullit të kaluar në Durrës, kanë qenë në një takim të organizuar këtë fund-javë nga shoqata "Ulqini" në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu" të qytetit bregdetar. Kryetari i kësaj shoqate, Zihni Beqiraj, thotë për ATSH-në, se në këtë aktivitet janë vetëm një pjesë e vogël e pasardhësve të afro 100 familjeve ulqinake që u vendosën në Durrës, mjaft prej të cilave i bashkon tradita e detarisë. Shoqata ka rikrijuar frymën e bashkëpunimit me Ulqinin dhe ne ndjehemi të gëzuar që sot edhe kryetarët e bashkive kanë nënshkruar një marrëveshje binjakëzimi mes dy qyteteve tona bregdetare, thotë Beqiraj. Në sallë dëgjohen tingujt e këngëve për Durrësin dhe Ulqinin dhe aktorja veterane e estradës, Aishe Stari, një nga përfaqësueset e familjeve ulqinake, i fton të gjithë të këndojnë së bashku. Mikrofoni kalon dorë më dorë, ndërsa pjesëmarrësit kujtojnë plot episode familjare që lidhen me detarinë dhe mikpritjen që i ka rezervuar Durrësi një shekull më parë. "Familjet Bilali, Gjyli, Kapidani, Fani, Kotorri, Peku, Kalamishi, Truma, Tivari, Shapalaku, Molla, Bazi, Mujali, Veseli, Dermani, Rana, Begteshi, Uruçi, Mujushi, Gorana, e shumë të tjera, u shpërngulën në qytetet bregdetare të Shqipërisë, pasi nuk pranuan të vendosin në direkët e anijeve të tyre flamurin malazias, tregon Eqrem Lazaj, një nga nipat e detarit të njohur Ahmet Luli. Atij i pëlqen të rikujtojë se Ulqini, nga shekulli i 17-të ka qenë një qendër e njohur tregtare në detin Adriatik, ndërsa në kantieret detare të tij ishin ndërtuar më shumë se 500 anije druri dhe metalike që lundronin mjeshtërisht në Mesdhe. Emri i Ulqinit lidhet shpesh edhe me personazhin e Dylqinjës te kryevepra "Don Kishoti", pasi shkrimtari i famshëm spanjoll, Servantes, kishte kaluar disa javë në qytetin bregdetar, ku në atë kohë gëlonin piratët dhe bëhej tregtia e skllevërve, ndërsa ka studiues të tjerë që thonë se ai vjen nga fjala "Ulk". Që në fillim të shekullit të 20-të ulqinakët bëhen një faktor i rëndësishëm i jetës në Durrës. Familjet e mëdha ulqinake nuk pranuan ofertat e Turqisë dhe Malit të Zi, shtete që kishin nevojë për përvojën e tyre në fushën e detarisë, por bashkë me anijet e tyre u vendosën në Shkodër, Vlorë dhe Durrës, thotë kryetari i shoqatës kombëtare të detarëve "Adri-Jon", Dashamir Janina. "Profesionin e detarit e kemi mësuar nga kapedanët ulqinakë", shprehet Janina, dhe përmend me radhë një sërë detarësh që krijuan themelin e flotës sonë tregtare. Janina kujton një nga lundrimet e tij me anijet e flotës shqiptare, kur nga shtëpitë e Ulqinit i përshëndesnin sipas traditës me shami të bardha. Edhe Galip Dedej nga Kavaja kujton mësuesin e tij të parë të detarisë, duke u shprehur se "kapidani ulqinak, Iljaz Truma, bashkë me profesionin, më ka mësuar jo vetëm mua, por qindra marinarëve të tjerë, kulturën e detarisë, respektin për shokët dhe dinjitetin e flamurit". "Hydaverdi", "Posta e Durrësit", "Sofie Muradie", "Marshallah" apo "Skënderi" ishin disa nga motovelierët që mbërritën para 100 vitesh në Durrës, ndërsa 92-vjeçari Abdullah Uruçi, i cili ka lindur në një shtëpi në kalanë e Ulqinit, tregon për ATSH-në se "babai im kishte një sanall me të cilin kryente tregti në portet e detit "Adriatik, por më pas edhe ai si shumë bashkëqytetarë të tjerë erdhën në Durrës". Kanë kaluar 100 vjet dhe ndjehemi mirë në Durrës, vijon bisedën detari Hysni Elezi. Familja ime është shpërngulur nga Ulqini kur unë isha vetëm tre muajsh, ndërsa tashmë jam 75 vjeç, thotë Hysniu, duke shtuar se që nga mosha 14-vjeçare ka punuar vazhdimisht në det. Edhe bashkëshortja e tij vjen nga familja e Bilalëve, me traditë në fushën e detarisë. Ai thotë se do të ishte shumë mirë që bashkia e Durrësit të krijojë një muze të detarisë, me të cilin nuk do të harrohen detarët e vjetër durrsakë dhe ulqinakë, por mbi të gjitha do të kujtohet një traditë e vyer, e cila duhet çuar përpara. Kryetari i bashkisë së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, duke marrë mikrofonin, thotë me humor se ndjehet xheloz për homologun e tij të Durrësit. Në qytetin tuaj banojnë edhe shumë prej pasardhësve të familjeve me emër që kanë jetuar në kalanë mesjetare të Ulqinit, shprehet më pas ai, duke shtuar se qytetet bregdetare tashmë po bashkëpunojnë edhe më shumë. /s.s./
KOMENTE
  • Arjana Rustemi19:28 - 18 Gusht 2011
    kerkoj te njihem me familjen kotorri ne ULQIN FALEMINDERIT