Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuza e PS, Kuvendi: Haluçinacione të Ramës, na kontrolloni çdo qindarkë
English

Akuza e PS, Kuvendi: Haluçinacione të Ramës, na kontrolloni çdo qindarkë

Tiranë, 12 korrik, NOA – Ndërsa pak më parë selia rozë akuzoi Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli për përfitim dhe pasurim në kurriz të shqiptarëve, reagon edhe administrata e Kuvendit, duke i quajtur të turpshme shpifjet e kreut të PS-së, Rama dhe të ndjekësve të tij, duke nënvizuar se “haluçinacionet e kryetarit të Shegushe Ligorit nuk çudisin më askënd”.

Përmes një deklarate administrata e kuvendit sqaron se “është e hapur t’i japë Shegushe Ligorit dhe kujtdo tjetër shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion”.

Më tej administrata e kuvendit shpjegon se “nuk çuditet që znj. Ligori ende nuk e di se Kryetari i Kuvendit nuk firmos për asnjë lek, por firmos vetëm ligje, rezoluta, vendime e marrëveshje të miratuara nga seanca plenare”.

Ajo saktësoi edhe praktikën e njohur se “Kryetari i Kuvendit paguhet sipas ligjit ashtu si çdo paraardhës i saj, në këtë post”.

mit/NOA
KOMENTE