Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çeki - Nënshkruhet Marrëveshja Për Koalicionin Qeverisës
English

Çeki - Nënshkruhet Marrëveshja Për Koalicionin Qeverisës

PRAGË, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Tre partitë e qendrës së djathtë që do t'i japin jetë qeverisë së re në Republikën Çeke (Demokratët Civikë Ods, Top 09 dhe Punët Publike Vv), nënshkruan sot marrëveshjen për koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve politike të majit. "Arritëm në një kompromis për një koalicion të arsyeshëm", deklaroi sot kryeministri Petr Necas, i cili u ngarkua me detyrën e re nga presidenti Vaclav Klaus më 28 qershor. Qeveria e re është përbërë nga 15 ministra, dy më pak nga qeveria e mëparshme. Gjashtë ministra janë të Ods-së, 5 të Top 09 dhe 4 të partisë Vv. Qeveria "Necas", e njëmbëdhjeta në historinë postkomuniste të Republikës Çeke, duhet të kërkojë besimin në Parlament brenda 30 ditësh. /e.v/
KOMENTE