English

Çifti Klinton ble një shtëpi 11 milion dollarëshe

Uashington, 12 Korrik, NOA – Çifti Hillari dhe Bill Klinton kanë blerë një ndërtesë, e cila është një pasuri e madhe pasi kushton plot 11 milion dollarë.

E përbërë nga 5 dhoma gjumi, 6 banjat, 1 bibliotekë, 1 pishinë, stalla, 2 shtëpi, 1 studio artistike etj, ajo përbën në këtë mënyrë një arsenal të vërtetë për të patur një jetë aktive brenda saj.

Çifti Klinton e ka njoftuar blerjen e saj nga data 31 korrik, e cila do të jetë edhe dita e dasmës së vajzës së tyre Chelsea.

Ajo do të martohet me Mark Merzvinski, koleg me të cilin jetojnë për vite të tëra, por e mbajtur në fshehtësi kjo.

n.e/NOA

KOMENTE