Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Keshilli Bashkiak, Fond Per Riparimin E Bibliotekes
English

Durres: Keshilli Bashkiak, Fond Per Riparimin E Bibliotekes

DURRES, 12 Korrik/ATSH, Gëzim Kabashi/- Biblioteka e Durrësit do t'i nënshtrohet rehabilitimit të pjesësshëm pasi Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi shumën prej 1 milion lekë për riparimet në godinën e amortizuar të biblikotekës. Dy muaj më parë tavanet e ndërtesës nisën të dëmtoheshin për shkak të lagështirës duke rrezikuar deri dhe jetën e lexuesve. Kushtet në të cilat ruhen librat në bibliotekë nuk përmbushin asnjë kriter edhe pse në fondet e saj ka më shumë se 250 mijë tituj librash dhe koleksione periodikësh. Biblioteka e Durrësit, që administrohet nga Bashkia, ndodhet në të njejtën banesë private, ku u themelua më 10 shtator, 1945. Megjithëse godina i është rikthyer formalisht ish-pronarëve, Durrësi me një popullsi prej 206 mijë banorë vazhdon të ketë të njejtën bibliotekë publike, si në kohën kur numëronte vetëm 12 mijë banorë./n.m/
KOMENTE