Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Galanxhi: Misioni Diplomatik Në Shba Prioritet Shtimin E Raporteve Ekonomike
English

Galanxhi: Misioni Diplomatik Në Shba Prioritet Shtimin E Raporteve Ekonomike

TIRANË, 12 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Shtimi i marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në shihet si prioriteti kryesor i misionit diplomatik shqiptar në SHBA, shprehet i propozuari për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në Uashington, Gilbert Galanxhi. Gjatë një seancë dëgjimore sot në komisionin e politikës së jashtme, kandidati Galanxhi duke folur për pikat kryesore të detyrës së tij të ardhshme si kryediplomat shqiptar në SHBA, veçoi rëndësinë e nxitjes së marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, të cilat sipas tij, duhen fokusuar sidomos në marrëdhëniet financiare. "Është i nevojshëm afrimi i sistemit financiar bankar në Shqipëri me atë amerikan. Nëse nuk do të kemi prezencën e bankave amerikane do të ishte e vështirë tërheqja e biznesmenëve. Në Uashington DC kanë selitë qendrore Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Koorporata Financiare Ndërkombëtare, marrëdhëniet me të cilat gjithashtu duhen forcuar, pasi këto organizma janë indikatorët kryesorë në afrimin e investimeve në Shqipëri", nënvizoi Galanxhi. Në këtë drejtim ai theksoi se në fushën e investimeve të huaja Shqipëria ka shumë hapësirë pasi vazhdon të jetë atraktive. Në këtë pikë, shprehet në vizionin e tij Galanxhi, edhe interesi i partnerëve tanë amerikanë do të vijë duke u rritur, duke shfrytëzuar këtu dhe lidhjet me diasporën shqiptare të vjetër e të re, ku një ndihmesë e madhe do jetë kongresmeni Eliot Engel, i cili gjatë gjithë periudhës së tranzicionit i ka qënduar pranë Shqipërisë. Prioritet të detyrës së tij të ardhshme, Galanxhi vuri dhe forcimin e marrëdhënieve politike me SHBA, si aleati strategjik që ka asistuar Shqipërinë në 20 vitet e fundit në reformat e ndryshme. që ka ndërmarrë shteti shqiptar. "Puna me Kongresin do të zërë një vend të rëndësishëm sidomos me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi dihet që objektivi afatgjatë i SHBA-së për rajonin tonë janë çështjet e sigurisë që i hapin rrugën më tej dhe marrëdhënieve ekonomiko-financiare. Këtu do të na ndihmojë shumë realizimi i Kartës Adriatik 5 që vazhdon të integrojë dhe pjesë të tjera të rajonit dhe lajmi më i fundit është se po i hapet drita jeshile dhe Kosovës, si një pjesë integrale e projektit amerikan për Ballkanin". Gilbert Galanxhi ka një përvojë të konsoliduar në shërbimin diplomatik shqiptar. Ai ka shërbyer gjatë 15 viteve të fundit në misionet tona në Buenos-Aires, në misionin e OSBE-së në Vjenë, në disa misione të huaja në Tiranë etj. Komisioni i jashtëm zhvilloi sot dhe një seancë dëgjimore me të propozuarin për Ambasador të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Spiro Koçi. I njohur si specialist për çështjet e OKB-së dhe ato të NATO-s, Koçi ka shërbyer pranë misionit tonë diplomatik në Vjenë për katër vjet, ndërsa në shtator 2008 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Integrimit në Ministrinë e Jashtme. Në vitet 2007-2008 ai ka shërbyer në ambasadën shqiptare në Beograd./n.m/
KOMENTE