Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënoi me jetë një person, kapet me armë pa leje dhe 17 fishekë
English

Kërcënoi me jetë një person, kapet me armë pa leje dhe 17 fishekë

Shkodër, 12 Korrik, NOA – Në sherr e sipër, ka kërcënuar me jetë një person dhe pas denoncimit të këtij të fundit, policia ka rendur menjëherë të ndjekë agresorin, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i është gjendur një armë pa leje si edhe 17 fishekë.

Ngjarja raportohet nga burimet e policisë së Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i ndaluari është Besnik Brahimi, 47 vjeç, banues në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë, në vendin e quajtur plazhi i Velipojës dhe se po në këtë plazh, ai edhe është konfliktuar me një person me inicialet D.H., për motive të dobëta.

Në sherr e sipër, Brahimi e ka kërcënuar seriozisht për jetën këtë të fundit dhe menjëherë forcat policore u vunë në ndjekje të tij.

Bëhet me dijeni më tej se si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Bnez me targa DI 44 15 A, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një arme zjarri tip Skopjan, së bashku me një krehër me 17 copë fishekë, të cilat ai i mbante pa leje.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet në ngarkim të Besnik Brahimit, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE