Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krim i rëndë në një lokal, vritet një person ndërsa i dyti vdes në spital
English

Krim i rëndë në një lokal, vritet një person ndërsa i dyti vdes në spital

Korçë, 12 Korrik, NOA – Në orët e vona të natës duke u gdhirë dita e sotme, në fshatin Pojan të Korçës, është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, një person, ndërsa është plagosur rëndë edhe një tjetër.

Ngjarja e rëndë e raportuar nga burimet e policisë së Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, tregon sesi ajo ka ndodhur në lokalin e viktimës, i cili është Altin Liçolli, 34-vjeç.

Ndërsa i plagosuri mësohet se është shoku i tij, Arben Nicaj, 45-vjeç, i cili është transportuar menjëherë për në spitalin e qytetit të Korçës për mjekim.

Por në përpjekje për të shpëtuar nga vdekja gjatë ndërhyrjeve nga mjekët në spital, është ndarë nga jeta.

Bëhet me dijeni se menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka bërë sekuestrimin e provave të gjetura mbi krimin, ku së bashku me informacionet e grumbulluara, do të çojnë në zbulimin e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq, drejtoria e policisë së Korçës është vendosur si formë shpërblimi shuma prej 3 milionë lekësh të reja për personin që jep informacion mbi autorët e kryerjes së këtij krimi të rëndë, natyrisht që duke u ruajtur anonimatin.

n.e/NOA

KOMENTE