Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pogradec, Arrestohet Një Person Në Kërkim, Hapi Zjarr Ndaj Policisë
English

Pogradec, Arrestohet Një Person Në Kërkim, Hapi Zjarr Ndaj Policisë

POGRADEC, 12 Korrik/ATSH-Behar Fejzulla/.-Një person i shpallur në kërkim, nga një fshat i largët i Pogradecit, është arrestuar sot nga policia në banesën e tij, pasi ka rezistuar për afro 2 orë me armë ndaj forcave speciale që kishin rrethuar banesën e tij. Burime nga Komisariati i Policisë i Pogradecit bënë të ditur se mesditën e sotme u arrestua shtetasi Myfteri Verdha, i mbiquajturi "i forti i Leshnicës", 45 vjeç, lindur dhe banues në këtë fshat. Sipas burimeve të mësipërme, Verdha ka qenë i shpallur në kërkim për mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake dhe pas një informacioni se ai ndodhej në banesën e tij, forcat speciale të policisë e kanë rrethuar dhe i kanë kërkuar të dorëzohej. Por thirrjes së policisë për t'u dorëzuar 45 vjeçari Verdha i është përgjigjur me zjarr dhe për pasojë, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për rreth 2 orë, derisa më në fund policia ka arritur të hyjë në banesë dhe të bëjë arrestimin e tij. Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka patur të plagosur. Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe bllokuar edhe një sasi armësh dhe municionesh./s.s./
KOMENTE
  • Dv Corleone11:57 - 09 Mars 2011
    do dali se shpejti