Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtine: Sejdiu Fton Zyrtaret E Beogradit Per Distancim Nga Tensionet Dhe Dhuna Ne Kosove
English

Prishtine: Sejdiu Fton Zyrtaret E Beogradit Per Distancim Nga Tensionet Dhe Dhuna Ne Kosove

PRISHTINË, 12 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, në fjalimin vjetor sot në Parlament, ftoi zyrtarët e Beogradit dhe presidentin Boris Tadiç, që të distancohet nga grupet që nxiten dhe përkrahen për të shkaktuar tensione dhe dhunë në Kosovë. "Paqja, stabiliteti dhe përparimi i Kosovës janë faktorë shumë të rëndësishëm edhe për të ardhmen e tërë rajonit, prandaj ata që duan ta mbajnë peng të ardhmen e saj, uan ta shohin tërë rajonin të zhytur ende në urrejtje etnike, e cila i solli kësaj pjese të Evropës Juglindore tragjedi të tmerrshme, të cilat bota nuk i kishte parë që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Presidenti Sejdiu. Ai tërhoqi vëmendjen se "ende veprojnë forca krimi që vazhdojnë ta pengojnë suksesin e Kosovës, duke nxitur e duke krijuar skena dhune e terrori në pjesë të caktuara të vendit, veçmas në veri të Mitrovicës. Ato janë drejtpërdrejt nën urdhrat e atyre që e përgjakën në mënyrë brutale Kosovën edhe në dekadën e fundit të shekullit XX". Duke çmuar se kemi detyrim kushtetues dhe ligjor ndaj qytetarëve të Kosovës për t'u siguruar jetën në paqe dhe të pacenuar nga banda të orkestruara, Sejdiu tha se "Paqja jonë të mos i mashtrojë këto grupe se mund të kthehen sërish me arsenale krimi. Ftoj zyrtarët e Beogradit dhe presidentin Tadiç, të distancohet nga grupet e tilla që nxiten dhe përkrahen për të shkaktuar tensione dhe dhunë". Ai ribëri thirrjen për bashkësinë ndërkombëtare dhe në radhe të parë Bashkimit Evropian, që "Serbisë t'i thuhet shkurt dhe hapur se ajo nuk mund të synojë anëtarësimin në familjen evropiane pa hequr dorë nga politika e saj nacional-hegjemoniste, e cila solli pasoja të tmerrshme për të gjithë popujt e rajonit, duke përfshirë edhe vetë popullin serb, prijësit e të cilit ende nuk po mund të distancohet nga ajo politikë". Duke pohuar qëndrimin zyrtar të Kosovës që ka dhënë dhe jep shumë dëshmi për paqe, bashkëpunim, normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, Presidenti Sejdiu tha se "me Serbinë mund të bisedojmë kudo dhe kurdohere për të gjithat temat që janë me interes për dy shtete sovrane dhe fqinje, por asnjëherë për çështjen e pavarësisë dhe të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sepse kjo çështje është përmbyllur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008". "Nga Kuvendi duke u dhënë një përgjigje atyre që flasin për ndryshime kufijsh dhe shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, Sejdiu tha se "e kundërshtojmë forcërisht çdo ide të tillë të pamatur, sepse çmojmë realitetet ekzistuese në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Pra, secili zot në shtëpi të vet, pasi ne nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për t'i falur askujt". /a.ke/
KOMENTE