Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Jani Zhonga Dhe 40 Fëmijë Pergatiten Per Festivalin E Filmit Te Animuar
English

Sarandë: Jani Zhonga Dhe 40 Fëmijë Pergatiten Per Festivalin E Filmit Te Animuar

SARANDË, 12 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Pas 20 vitesh, Jani Zhonga i ardhur nga Athina (Greqi), ku jeton e punon prej vitesh, risheh Sarandën, në shoqërinë e bashkëshortes, violinistes Vilma duke j'u bashkuar grupit prej 40 fëmijë nga 6 deri 13 vjeç në kampin veror në Ksamil, ngritur nga qendra sociale italiane "Marcelina", që ndodhet prej 17 vitesh në qytetin jugor. Paradite buzë detit në plazhet e mrekullueshme të Ksamilit, fëmijët zhvillojnë lojëra dhe bashkëbisedime për miqësinë, notin, mjedisin, se si e duan një botë më të mirë bashkë me Jani Zhongën, me të cilin do të jenë bashkautorë në një film multiplikativ për fëmijë, që do prezantojnë në Festivalin e Filmit të animuar në vjeshtë në Shkodër. Me pasionin e krijimit, Jani Zhonga çdo minutë të programit pasdite e shndërron për fëmijët në një laborator krijimi ku përcjell informacion dhe praktikën e ndërtimit të kukullave për një film. "Me Janin mëson lehtë, po kënaqemi, ne do bëjmë një film" thotë Klea nga Tirana. ndërsa për Grejsin, Arbrin, Helenën, Sarën, Gliqerinë, Adën, Klodianin, Kevin e shumë të tjerë, bota e filmit të animuar tashmë është bërë e prekshme fal përkushtimit dhe punës së përditshme me Janin. Regjisori po ndan me vogëlushët krijimin në një ambicie të madhe për prodhimin e një filmi nga vetë fëmijët. "Ështe shumë e thjeshtë, dashuria për fëmijët dhe për të dhënë atë që di, profesionin e animacionit me plastelinë duke transmetuar eksperiencën te brezi i ri", thotë Zhonga. Ai nënvizon se vitet e fundit ka një vëmendje për rigjallërimin e animacionit, sepse kanë filluar të përdorin më shumë teknologjinë. "Është një kënaqësi e madhe që bëhet ky bashkëpunim me fëmijët e Sarandës", shton ai. "Sivjet zhvillohet festivali i parë ndërkombëtar i filmit të animuar për profesionistë në Shkodër dhe kemi pretendime të përfaqësojmë Shqipërinë në këtë eveliment", pohon Zhonga. Ai tregon se ky festival korrespodon me 35 vjetorin e filmit të animuar shqiptar. "Përpara viteve 1990 prodhoheshin 15 filma të animuar, ndërsa sot realizohen tre filma në vit", tregon Zhonga. Aktualisht Jani Zhonga punon si animator në televizionin shtetëror të Greqisë dhe është një emër i njohur në botën e artit. "Eshtë shumë e lodhshme plastelina, hob i shtrenjtë, pasi duhet të kesh dashuri për animacionin, durim dhe natyrisht pasioni për punën", thotë ai, ndërsa shton se puna me fëmijët është një investim për stimulimin e talenteve të reja./n.m/
KOMENTE