Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Fifa Shpërndan Çmimet E Botërorit 2010
English

Sport-Botëror/ Fifa Shpërndan Çmimet E Botërorit 2010

TIRANË, 12 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/.- Pas finales së Kupës së Botës, Spanjë - Holandë 1-0, FIFA ka dhënë edhe çmimet për lojtarët më të mirë të botërorit. Diego Forlan, sulmuesi i Uruguajit, është zgjedhur futbollisti më i mirë i botërorit. Ai ka rezultuar më i votuari nga 23,4% e gazetarëve të akredituar në Afrikën e Jugut. Forlan ka lënë pas me 21,8% holandezin e Uesley Sneijder. Vendin e tretë e mban spanjollin David Villa 16,9%. Spanja, kampione e botës, ka fituar edhe çmimin "Fair Play" të dhënë nga FIFA. Ndërsa portieri i saj, Iker Casillas, është numri një në botë. Ndërkohë, sulmuesi gjerman Tomas Myler ka fituar dy çmime në këtë botëror. I pari është "Lojtari më i mirë i ri" dhe i dyti është "Këpuca e Artë". Megjithëse ka shënuar 5 gola sa David Villa i Spanjës, Forlan i Uruguajit, dhe Sneijder i Holandës, Myler ka fituar çmimin prestigjoz pasi ka dhënë më shumë asiste se të tjerët. /a.ke/
KOMENTE